Dënohen katër tifozë të Atleticos për racizëm ndaj Viniciusit NULL NULL 16.06.2025 16:46 16.06.2025 16:46 Një gjykatë e Madridit ka marrë vendim sot që t’i shpall fajtor katër tifozë të cilët në orët e para të 25-26 janarit të vitit 2023, në ditën e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Atletico Madridit varën një kukull të zezë, të veshur me fanellën e lojtarit të Realit, Vinicius JR, në një urë pran qendrës së klubit mbretëror. Sipas njoftimit të lëshuar nga Real Madridi, të pandehurit kanë pranuar veprimet e tyre, kanë shprehur pendim dhe kanë kërkuar falje publike, ku secili është shpallur fajtor për urrejtje, ndërsa njëri nga ta edhe për kërcënim ndaj Viniciusit. “Gjykata ka urdhëruar dënime me një vit e dhjetë muaj burgim për njërin nga të pandehurit dhe një vit e dy muaj për pjesën tjetër”. “Të pandehurit do të duhet gjithashtu të paguajnë gjobat e vendosura, do t’u ndalohet të ushtrojnë profesione që lidhen me arsimin dhe sportin për tre vjet të tjera, dhe u është ndaluar t’i afrohen Vinicius Jr. brenda një rrezeje prej 1,000 metrash ose të komunikojnë me të në çfarëdo mënyre për katër vjet”. “Për më tepër, ata nuk do të lejohen të marrin pjesë ose t’i afrohen asnjë stadiumi futbolli gjatë ngjarjeve sportive gjatë kësaj periudhe, dhe do t’u kërkohet të përfundojnë një program trajnimi mbi trajtimin e barabartë dhe mosdiskriminimin”, thuhet në njoftimin e Realit, transmeton Klankosova.tv. Deri më tani, 14 persona janë dënuar penalisht për racizëm kundër lojtarëve të Real Madridit, teksa klubi mbretëror tha se do të vazhdojë të punojë për ta zhdukur çdo sjellje raciste në botën e sportit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 3 days