Dendias diskuton me Xhaçkën në Bruksel për arrestimin e Fredi Belerit NULL NULL 22.05.2023 15:30 22.05.2023 15:30 Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në mbledhjen e ministrave të Jashtëm, është takuar me homologen shqiptare, Olta Xhaçka. Dendias njoftoi se gjatë diskutimit është ngritur edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, përcjell Klankosova.tv. “Në margjinat e takimit të sotëm të Bashkimit Evropian në Bruksel, u takova me homologen e Shqipërisë Olta Xhaçka. Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja që ka të bëjë me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri”, shkroi Dendias.
Kosova Klan Kosova transmeton faljen e Fitër Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO) 21/04/2023