Dëmton basenin e Osumit, pranga teknikut të firmës së ndërtimit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmton basenin e Osumit, pranga teknikut të firmës së ndërtimit

NULL NULL
08/08/2015
Agjentë të policisë së Beratit kanë vënë në pranga në orët e vona të së premtes drejtuesin teknik të një firme private, që po dëmtonte pronën publike.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga ka rënë 65-vjeçari Neim Hoxhaj, projekti i të cilit po dëmtonte basenin e lumit Osum, në afërsi të fshatit Munusht.

Sipas njoftimit, përveç arrestimit të Hoxhajt, uniformat blu kanë bërë dhe konfiskimin e mjeteve të punës të kompanisë së ndërtimit, si dhe pezullimin e punimeve të saj.

Mësohet se materialet i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm të rastit. Ndaj 65-vjeçarit rëndon akuza e “shkatërrimit të pronës publike”.