Dëmtohet rruga Pejë-Rugovë, deputeti i AAK-së apelon qeverinë: Reagoni sa s'është bërë vonë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëmtohet rruga Pejë-Rugovë, deputeti i AAK-së apelon qeverinë: Reagoni sa s’është bërë vonë

NULL NULL
09.05.2023 18:44
Rruga Peje-Rugove

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për gjendjen e rrugës Pejë – Rugovë, e cila ka pësuar dëmtime të rënda dhe paraqet rrezik për jetën e vizitorëve.

Dreshaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo rrugë është kthyer në rrezik për vizitorët dhe vendasit, sipas tij, për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit.

“Rruga Pejë-Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me disnivele, me rrëshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por çka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

Sipas Dreshajt, kësaj rruge, që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918 e deri më sot,  nuk i ka lëvizur traseja.

“Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nëmura, që menaxhohet nga shteti. Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen”, ka përfunduar ai.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.