Lajmet e fundit

Njësia Operative e Ujësjellësit Fushë-Kosovë njofton konsumatorët se, për shkak të një defekti në gypin Ø200 mm, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbetet rruga “Nënë Tereza”, nga ETC deri te Euromedi (ana e djathtë).
Ekipet teknike të NjOU Fushë-Kosovë thuhet se janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.
“Po bëjmë të pamundurën që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.