11:49, 23 Gusht 2019

Janë dëmtuar shenjat e komunikacionit në Suharekë dhe disa fshatra të kësaj komune.

Këtë akt e ka cilësuar si të qëllimshëm kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

“Është shqetësuese se si shenjat e komunikacionit po dëmtohen qëllimshëm në qytet dhe në fshatra. Kjo e dëmton pronën publike dhe e rrezikon sigurinë e përgjithshme të komunikacionit”.

“Me policinë sot e kemi vëzhguar këtë situatë dhe do të intervenohet për identifikimin e dëmtuesve. Do të bëhet shtimi i kamerave të sigurisë në shumë hapësira për t’i shtuar masat e sigurisë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë