Dëmtime të mëdha në bazën ajrore ruse në Krime NULL NULL 21.09.2023 11:20 21.09.2023 11:20 rusia Një burim i inteligjencës ukrainase ka thënë se shërbimi i sigurisë dhe marina e Ukrainës kanë goditur bazën ajrore Saky në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjatë natës, duke shkaktuar “dëmtime serioze”. Sipas këtij burimi, në këtë bazë ajrore janë shkaktuar dëmtime të mëdha, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, kjo erdhi pasi ushtria ruse tha se kishte shkatërruar 19 dronë ukrainas mbi Krime dhe Detin e Zi, duke mos dhënë detaje mbi viktimat apo dëmet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sulmi në Banjskë, KFOR: Reagimi efektiv i PK-së parandaloi përshkallëzimin, ne ishim gati 35 sekonda më parë
Kosova Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush, gati të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme 3 minuta më parë