Demonstratat e 81-tës, Kurti: U kthyen në inspirim për rezistencë gjithëpopullore NULL NULL 11.03.2025 13:36 11.03.2025 13:36 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka kujtuar demonstratat e 11 marsit të vitit 1981. Në 44 vjetorin e tyre, Kurti tha se studentët po protestonin kundër shfrytëzimit dhe pabarazive që shteti i Jugosllavisë po ua bënte shqiptarëve. Ai deklaroi theksoi se fryma e rebelimit të studentëve u kthye pastaj në inspirim për një rezistencë gjithëpopullore. ‘‘Në demonstratat e vitit 1981, u shfaq parulla “Kosova Republikë”, e cila vazhdoi të shkruhej gjatë tërë asaj dekade, herë e plotë e herë si një akronim me dy shkronja “KR”. Shumë organizata politike ilegale fituan forcë nga demonstratat e vitit 1981 dhe nga trashëgimia e tyre, duke e mbajtur të gjallë shpirtin e revoltës popullore dhe të rezistencës për një Kosovë të lirë”, shkroi mes tjerash Kurti transmeton Klankosova.tv