11:44, 16 Shtator 2019

Stadiumi “Riza Lushta” dëmtohet sërish.

Llogaria e Facebook-ut të klubit futbollistik “Trepça 89” bën të ditur se stadiumit i janë demoluar zyrat nga persona deri tani të panjohur dhe se ende nuk dihet vlera e dëmit të shkaktuar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit thyhen dhe demolohen zyrat e Stadiumit Riza Lushta në Mitrovicë. Rasti është ndër hetime dhe deri sa të përfundojnë hetimet nuk dihet saktë se sa është dëmi i shkaktuar”.

“Nuk është hera e parë që ndodhin këso gjërash të pahishme siq dihet vite më parë ju është vënë edhe flaka Stadiumit”.

“Kërkojmë nga organet e rendit dhe sigurisë për të cilët kemi besim të plotë që të ketë më shumë patrullime sepse po ka raste kur edhe disa të rinj për të cilët dyshohet se janë përdorues të substancave narkotike të cilët janë parë shumë shpesh afër stadiumit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë