Demolli falenderues ndaj Gjermanisë NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Ministri i FSK-së Haki Demolli priti sot, një delegacion të Ministrisë së Mbrojtjes të Gjermanisë Federale të prirë nga Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Markus Grubel. Demolli e falenderoi delegacionin e Gjermanisë për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në. Ai theksoi se një rol të rëndësishëm në këtë drejtim po e luajnë edhe instruktorët Gjermanë që janë në Ministrinë e FSK-së, në NLAT dhe NAT. Nga ana e tij, Sekretari i Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, Markus Grubel ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy ministrive dhe FSK dhe Forcave të Armatosura të Gjermanisë në të gjitha fushat e përbashkëta që janë me interes të dyanshëm, si dhe angazhimin për integrimin e FSK-së në strukturat e Evro-Atalntike, transmeton Klan Kosova..
Covid-19 CDC i jep fund rekomandimeve për distancim social dhe karantinën për COVID-19 10 minuta më parë
Kosova Sahatçiu si nënkryetare e Prishtinës: Gjashtë muaj sikurse dy vjet, PDK me më së shumti guxim 15 minuta më parë