Demolli e PSD-së: Veprimet në veri kanë shkaktuar një perceptim mbi Serbinë si viktimë (VIDEO) NULL NULL 19.09.2024 23:53 19.09.2024 23:53 Donjeta Demolli e PSD-së deklaroi se kohëve të fundit janë shtuar kërkesat nga ana e ndërkombëtarëve për ta sjellë Asociacionin sa më parë, dhe se Asociacioni i sotëm nuk është i njëjtë me atë të kaluarin. “Asociacioni sot është asociacion më i dëmshëm, i cili brenda vetes e ka një qendër administrative që e bën veriun shumë më shumë sesa çdo lokalitet tjetër në Kosovë, e ka arbitrazhin, pra barazohet veriu i Kosovës edhe Asociacioni me Kosovën në raport me çështjet të cilat janë kontestuara”. “Edhe unë besoj që kushdo që i përcjell zhvillimet politike edhe nuk e sheh veç perspektivën edhe veç anën e asaj çka thotë qeveria, e kupton që veprimet në veri kanë shkaktuar një afrim edhe një perceptim mbi Serbinë si palë bashkëpunuese, si viktimë, serbët e veriut si viktima dhe e kanë parë Kosovën si palë e cila duhet ta bëjë një koncesion, i cili është shumë i kushtueshëm për Kosovën”, deklaroi ajo në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet akisioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 23 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë