Demolli: Duhen politika mbështetëse për lehonat - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demolli: Duhen politika mbështetëse për lehonat

NULL NULL
12/11/2015

Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se shoqëria civile ka punuar shumë që pushimi i lehonisë të jetë nëntë muaj, njofton Klan Kosova.

“Në këtë proces jemi përfshirë nga viti 2009. Avokimi për pushimin 3 +3+3 ka qenë shumë i madh, shpresoj që edhe këtë vit do të arrijmë që t’i mbrojmë gratë lehona”.

Ajo më tej ka shtuar se kërkesat janë cilësuar si të tepërta nga bizneset, ndërsa ka thënë që duhen politika mbështetëse për lehonat.

“Pushimi i tejzgjatur i quajtur nga qeveria dhe asociacioni i bizneseve është cilësuar si pengesë për efaksitetin”.

“Nëse i pyesim bizneset për ta gjashtë muaj pushim lehonie është shumë. Ne kemi kërkuar që të ketë politika mbështetëse, që të ketë më shumë çerdhe, më shumë infrastrukturë për foshnjat”.

“Problemi është te sektori privat, te bizneset e vogla. Aty ka probleme për aplikimin e plotë të këtij pushimi”.