Demokratët në SHBA paralajmërojnë rrezik nga FaceApp – kërkojnë hetim nga FBI NULL NULL 18.07.2019 10:48 18.07.2019 10:48 Rritja e popullaritetit të FaceApp, një aplikacion i telefonave të mençur që transformon fytyrën e përdoruesve në të moshuar, ka bërë që senatori demokrat Chuck Schumer të kërkojë një hetim federal. Reagimi i tij vjen pas dyshimeve që ky aplikacion i bërë nga një kompani ruse po paraqet rrezik potencial kombëtar dhe privat për miliona amerikanë, njofton Klan Kosova. “Do të ishte shumë shqetësuese nëse informatat e ndjeshme personale të qytetarëve të SHBA iu shpërndanë një fuqie të huaj armiqësore, e cila është e angazhuar në sulme kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Schumer në një letër drejtuar FBI-së dhe Komisionit Federal të Tregtisë. “Unë kërkoj që FTC të marrë në konsideratë nëse ekzistojnë masa mbrojtëse adekuate për të parandaluar privatësinë e amerikanëve që përdorin këtë kërkesë, duke përfshirë personelin e qeverisë dhe anëtarët e shërbimit ushtarak, që të mos jenë të komprometuar”. Edhe pse avokatët e privatësisë ngritën shqetësime për sigurinë, nga ky aplikacion u joshën mijëra persona – përfshirë edhe të famshmit. Deri të mërkurën, FaceApp kishte kryesuar listat e shkarkimit të aplikacioneve në Apple dhe Google. BIG: Share if you used #FaceApp: The @FBI & @FTC must look into the national security & privacy risks now Because millions of Americans have used it It’s owned by a Russia-based company And users are required to provide full, irrevocable access to their personal photos & data pic.twitter.com/cejLLwBQcr — Chuck Schumer (@SenSchumer) July 18, 2019 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.