Demokracia Studentore kërkon shkarkimin e rektorit NULL NULL 12.04.2018 08:32 12.04.2018 08:32 Organizata “Demokracia Studentore” po vazhdon me aksionet studentore kundër rektorit të UP-së Marian Dema, ndërsa tani po kërkon edhe shkarkimin e tij nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kjo organizatë sot do të ketë edhe aksione simbolike para Rektoratit nga ora 11:00, duke protestuar kundër Rektorit Dema dhe duke kërkuar shkarkimin e tij. “Ne do të vazhdojmë me protestat studentore, të cilat janë të bazuara në keqpërdorimet e rektorit, i cili në vazhdimësi ka sjellë vetëm negativitet në UP, i cili ka qenë pjesë e tërë proceseve dhe nuk ka ndryshuar asgjë pozitivisht, duke keqpërdorur pozitën zyrtare në vazhdimësi”, tha kryetari i DS, Mexhid Ramusa. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Prokuroria thotë se trupi i pajetë i gjetur sot në Banjskë ishte i sulmuesit të tretë 38 minuta më parë
Kosova ‘’Derisa të identifikohen qartë fajtorët’’, për BE-në ende i paqartë fakti se terroristë serbë vranë policin e Kosovës 1 orë më parë