Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demokracia Plus e publikon raportin për OShP-në: Sfida kryesore, vonesa në vendimmarrje

NULL NULL
15.08.2024 12:51
Fotografi ilusturese per OShP-ne
Fotografi ilusturese per OShP-ne

Organizata “Demokraci Plus” (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për periudhën janar-qershor 2024.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në raport përmenden sfidat me të cilat u përball OShP-ja në gjashtë muajt e parë të vitit 2024, e që janë vonesa në vendimmarrje, “kryesisht për shkak të një bordi të pakompletuar dhe mungesës së stafit, mungesa e konsistencës në vendimmarrje, gabime të ekspertëve dhe pamjaftueshmëri në transparencë”.

D+ pohon se në total nga 367 vendimet e marra, OShP gjatë 2024-së, kishte nxjerr vetëm 122 vendime brenda afatit ligjor.

“Në një rast OShP, ishte vonuar 144 ditë deri në nxjerrjen e vendimit ani se sipas Ligjit të Prokurimit Publik nga OShP-ja kërkohet që të nxjerrë vendime brenda 34 ditëve. Tutje, OShP gjatë kësaj periudhe kishte raste që nuk kishte konsistencë në vendimmarrje. Në një rast Paneli Shqyrtues kishte vepruar në kundërshtim me nenin 28 të Rregullores së Punës së këtij organi, duke mos i konfiskuar tarifën e ankesës një operatori ekonomik, në emër të shërbimeve procedurale ani se i njëjti ishte tërhequr nga ankesa, derisa në rastet tjera ishte konfiskuar tarifa”.

“Gjatë kësaj periudhe monitoruese, D+ ka vërejtur se për një aktivitet të prokurimit në OShP edhe pse ishin deponuar dy ankesa të njejta, vendimi për njërën nga ankesat është publikuar, ndërsa për tjetrin rast ende jo, kur kanë kaluar më shumë se 90 ditë nga momenti i ankesës. Sfidë për OShP-në edhe gjatë kësaj periudhe mbeti angazhimi i ekspertëve dhe ekspertizat e pakompletuara nga ana e tyre dhe në disa raste pa një mendim përfundimtar”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.