12:30, 27 Janar 2020

Mirë se je kthyer, Demi Lovato!

Ylli i muzikës pop e ka bërë një rikthim të fuqishëm në natën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy me performancën e këngës së saj të re “Anyone” – që është shkruar katër ditë para se të bëhej publike overdoza e saj në muajin qershor të vitit 2018.

Performanca e saj live që ishte shumë e ndjerë ishte shumë e thjeshtë – Demi Lovato e veshur krejt në të bardha në fokus të dritave në skenë ku ishte edhe një piano – ishte e para qysh prej incidentit që gati i mori jetën asaj dy vjet më parë.

“Zot, a është dikush këtu? Më duhet dikush/ Kushdo/ Të lutem, le të shfaqet dikush”, ka kënduar ajo, derisa lotët po i rridhnin në faqe.

Regjisorja e “Little Women”, Greta Gerwig, e ka prezantuar këngëtaren dhe tekstshkruesen para audiencës me fjalë emocionale duke thënë se kushdo që është duke vuajtur “se duhet ta kenë në mendje se është një dritë në anën tjetër”.

Ish-ylli i Disney Channel është duartrokitur me ovacion nga publiku për këtë performancë shumë emocionale.

Pas kësaj performance që për këngëtaren është e para pas shumë kohësh, ajo do të ngjitet edhe në skenën e Super Bowl 2020 për ta performuar Himnin Kombëtar.

Konkurs Pune

Lexo më shumë