Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëme milionëshe, arrestohet në Prishtinë një avokat dhe një instruktor për mashtrim dhe falsifikim

NULL NULL
11.06.2025 19:04

Një aksion antikorrupsion në katër lokacione në Prishtinë, ka rezultuar me dy persona të arrestuar.

Kështu bënë të ditur sot autoritetet e sigurisë në një njoftim, ku thotë se aksioni u zhvillua pas hetimeve disamujore mbi dyshimin se persona të dyshuar kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumentit, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe veprës penale të mashtrimit, transmeton klankosova.tv.

“I dyshuari kryesor në këtë rast V.H – Avokat dhe i dyshuari D.I – Instruktor dyshohen se me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore kanë falsifikuar dokumentin, kanë legalizuar dokumente të falsifikuara dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm duke shkaktuar dëm disa milionësh. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Me  vendim të prokurorit dy personat janë ndaluar për shkak të veprave penale “Falsifikim i Dokumentit”, veprës penale “Legalizimi i Përmbajtjes së Rreme” dhe veprës penale “Mashtrim” i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.