Lajmet e fundit

Ousmane Dembele ka refuzuar të bëjë fushatë për veten për Topin e Artë.
Njëherë fituesi i këtij çmimi po ashtu foli për situatën me shokun e skuadrës te Franca, Kylian Mbappe, pas spekulimeve se ka një acarim raportesh mes tyre.
“Nuk kam asnjë argument. Nuk do të përpiqem kurrë ta shes veten…”, ka thënë Dembeleja.
“Çështjet me Mbappenë? Nuk ka asgjë aty. Janë thjesht diskutime të vogla në rrjetet sociale. Nuk merrem me to. Jam 29 vjeç, nuk kam kohë për këto gjëra”.
“Gjithmonë kam dashur të bëhem një lojtar i kompletuar, të shënoj gola, të jap asistime, të ndihmoj ekipin, të bëj pasime të shkëlqyera…”
“Jam lojtari që gjithmonë kam dashur të bëhesha kur isha më i ri”.