Dembele: Me Mbappe-në nuk flasim për Topin e Artë NULL NULL 14.06.2025 14:32 14.06.2025 14:32 Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka folur për Topin e Artë dhe si e shohin tani këtë çmim ai dhe Kylian Mbappe. “Topi i Artë? Me Kylianin, nuk folëm për të, nuk flasim për këtë,” tha Dembele. “Gjithmonë kemi thënë se fitimi i titujve kolektivë është më i rëndësishëm nëse doni të fitoni Topin e Artë”. “Çelësi është të shkojmë deri në fund në garat e mëdha dhe të kemi një sezon të shkëlqyer,” shtoi ai. Mbappe-ja është përfolur me vite për këtë çmim, por Dembeleja duket se i doli përpara pasi mori tripletën me PSG-në pas largimit të këtij të parit drejt Real Madridit. Dembele dhe Mbappe janë të dy me ekipin kombëtar francez duke u përgatitur për turnetë e mëdha të verës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025