Dembele dhe Barcelona fillojnë bisedimet së shpejti - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dembele dhe Barcelona fillojnë bisedimet së shpejti

NULL NULL
nga Shpend Spahija 18.04.2023 08:51

Kontrata e Ousmane Dembele me Barcelonën skadon në vitin 2024 dhe në të është e përfshirë klauzola prej 50 milionë eurove.

Bisedimet për kontratën e re ende nuk kanë filluar, por një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti, pasi lojtari është i lumtur tek Barca dhe Xavi e dëshiron atë në ekip, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

25 vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat duke regjistruar 8 gola dhe 7 asiste.