“Demaskohet rrena e shqiptarëve” – titulli që shfaq ngjarjen e sotme në mediat serbe NULL NULL 17.05.2019 00:31 17.05.2019 00:31 Zhvillimet e sotme lidhur me publikimin e një fotografie nga deputetja Flora Brovina, e cila pretendon se në atë foto shfaqen serbët duke dhunuar një grua gjatë luftës në Kosovës – origjinaliteti i se cilës u kontestua me pas – u bënë pjesë e mediave serbe. Lajmi se fotografia në fjalë mund të mos jetë origjinale, pasi foto të ngjashme janë gjetur neper uebfaqe me përmbajtje për të rritur që duket se origjinën e kanë në Irak, menjëherë bëri bujë në shtetin fqinj. Pink.rs shkruan se “Demaskohet rrena e shqiptarëve: Flora Brovina tregoi një foto të ushtarëve serbë që dhunojnë gruan shqiptare – zbulohet se fotoja ishte nga Iraku!” Tituj të tjetër që shfaqen nëpër portalet serbe janë “Tashmë demaskohet rrena e shqiptarëve: Flora Brovina shfaq një fotografi në të cilën ushtarët serbë dhunojnë shqiptaren, portali i Prishtinës menjëherë zbuloi se ishte një foto nga Iraku” në portalin kuri.rs dhe “Brovina tregoi një foto të “dhunimit në Kosovë”, mediat e Prishtinës e demaskojnë” ishte titulli i shkrimin në b92. Në raportimet e tyre tregohet gjithë ngjarja e ditës së sotme lidhur me kontestimin e fotografisë se paraqitur nga Brovina. Ndryshe deputetja ka insistuar se fotografia është origjinale dhe se do t’i dërgojë gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë në Prokurori. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë