''Demarkacioni të mos ratifikohet, ta dërgojmë në Arbitrazh'' - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

”Demarkacioni të mos ratifikohet, ta dërgojmë në Arbitrazh”

NULL NULL
26/02/2017

 

Demarkacioni duhet të mos votohet dhe kjo çështje të shkoj në rinegocim me Malin e Zi, duke mos përjashtuar edhe arbitrazhin ndërkombëtar si zgjidhje. AAK do ta kundërshtojë këtë version me të gjithë mekanizmat që janë në dorën e saj.

Kështu ka thënë sot, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në një konferencë për media pas takimit që pati këshilli i këtij subjekti partiak, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash ai foli edhe për çështjen e arrestimit të Kreut të AAK-së Ramush Haradinajt, të cilin Gjini e quajti kidnapim politik.

Ardian Gjini dhe gjithë Aleanca për Ardhmërinë e  Kosovës në takimin e mbajtur kanë kërkuar nga institucionet e vendit që të bëjnë më shumë për lirimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinajt i cili u arrestua në Francë në bazë të një urdhër-arresti serb, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv