Demaliaj nga AAK: Kosova nuk është e rrezikuar nga Hashim Thaçi (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Demaliaj nga AAK: Kosova nuk është e rrezikuar nga Hashim Thaçi (VIDEO)

NULL NULL
06/09/2018

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se partia opozitare, LDK, është dorëzuar para presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“LDK në raport me Hashim Thaçin është dorëzuar dhe po ja uron një fitore sado të vogël. LDK është dorëzuar në mbrojtjen e republikës, kundër Hashim Thaçit dhe në raport me Listën Serbe”, ka thënë Demaliaj, njofton Klan Kosova.

Sa i përket çështjes së territorit dhe shkëmbimit të mundshëm, Demaliaj, ka thënë se Kosova nuk është e rrezikuar.

“Kosova nuk është e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt… Kosova është e të gjithëve. Opozita është e vërtetë që ka caktuar një seancë të jashtëzakonshme që ta mbrojë Republikën nga Hashim Thaçi por Kosova nuk është e rrezikuar nga Hashim Thaçi, nga askush”.

Ai ka thënë se thirrja se seancës së jashtëzakonshme për të nxjerr një rezolutë që mbron territorin është banale.

“Rezoluta është akt moral, nuk është i obligueshëm. Këta për ta ndalë Hashim Thaçin është dashur ta votojnë Grupin e Unitetit. Me asnjë rezolutë nuk mbrohet Kosova, pavarësisht pluhurit politik. Këta [LDK] janë shërbyer me Facebook-un e Hashim Thaçit”.