Lajmet e fundit

Lojtari i Kosovës, Vesel Demaku para duelit të "Dardanëve" me Austrinë tha se atmosfera në Vjenë është shumë e mirë me shumë tifozë që kanë ardhur në mbështetje të lojtarëve.
Demaku në intervistë për Klan Kosova tha se Austria është një skuadër e fortë, por që "Dardanët" presin një rezultat të mirë.
"Shumë atmosferë e mirë, shumë shqiptarë kanë ardhur këtu të na mbështesin. Shpresojmë të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim rezultat të mirë. E presim Austrinë si një ekip i fortë, luajnë me shumë intensitet, trajneri na ka treguar se ku duhet të kemi kujdes", tha ai.