Deliu shpreh keqardhje për deklaratën e saj për rastin e Kumanovës: U keqinterpretua qëllimisht NULL NULL 25.11.2021 11:16 25.11.2021 11:16 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur keqardhje për deklaratën e saj për rastin e Kumanovës. Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, ajo tha se deklarata e saj u keqinterpretua qëllimisht dhe se në asnjë moment nuk i ka cilësuar të dënuarit që vuajnë burgim në Maqedoni, si terrorist. “E ndjej si obligim meqenëse herën e fundit në këtë parlament mu mohua e drejta e fjalës për të sqaruar një keqkuptim të dukshëm. Në asnjë moment, Blerta Deliu-Kodra nuk ka cilësuar të dënuarit që vuajnë burgimin në Maqedoni, si terrorist. Qëllimisht më është këputur një fjali nga konteksti për të deformuar gjithë idenë e replikimit, e keni keqinterpretuar si ju ka konvenuar”. Tutje, Deliu-Kodra tha se Qeveria aktuale nuk di të bëjë gjë, dhe siç tha ajo, ka dështuar dëshpërimisht. “Përpos nxitjes në gjithë historikun e juaj s’keni ditur të bëni gjë, keni dështuar dëshpërimisht të qeverisni, s’keni aftësine as dijeni dhe po mundoheni të mbani pushtetin duke ricikluar militantë e duke shpërfaqur dhunë”. “Atyre djemve që janë atje ndjesë më të madhe nga unë për keqinterpretimin e qëllimshëm që ju e keni bërë në këtë foltore të Kuvendit”, tha ajo, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.