Deliu-Kodra: Padrejtësi jo vetëm ndaj Haradinajt por edhe ndaj të gjithë qytetarëve NULL NULL 02.03.2017 10:37 02.03.2017 10:37 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, ka thënë se nuk e kanë pritur që të shtyhet vendimi për lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj. Ajo në seancën e ditës së sotme ka thënë se ata janë të shqetësuar që Haradinaj nuk u lirua nga Gjykata e Colmarit në Francë, njofton Klan Kosova. “Kërkojmë nga drejtësia franceze dhe faktori ndërkombëtar që të angazhohen për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt”. “PDK-ja e vlerëson se kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet jo vetëm Haradinajt por të gjithë qytetarëve të Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.