Deliu-Kodra: Kurti mori vendime të pakoordinuara në veri (VIDEO) NULL NULL 05.06.2023 23:30 05.06.2023 23:30 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth situatës në veri të vendit. Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Deliu-Kodra tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Kurti ka bërë veprime të pakoordinuara në veri. “Kosova e ka ndërtuar gjithë forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar bashkë me aleatët e saj. Deklaratat e pamenduara mirë, të papeshuara të kryeministrit se sekretari Blinken është naiv, nuk i ndihmojnë dhe nuk e forcojnë Kosovën”, tha Deliu – Kodra. Sonte në Qeverinë e Kosovës, qëndruan dy mysafirë goxha të rëndësishëm. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte nikoqir i Gabriel Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi. Escobar dhe Lajçak, patën tri kërkesa për Kurtin. Kërkesat janë: shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 4 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 19 orë më parë