Deliu-Kodra kritikon qeverinë për përvjetor të zbehtë të Pavarësisë NULL NULL 21.02.2024 16:22 21.02.2024 16:22 Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu po e cilëson degradim të punës të mazhorancës parlamentare, meqë sot për shkak të mungesës së kuorumit, dështoi mbledhja e kryesisë. ”E patë se sot nuk kishte kuorum për mbledhje po e shohim që ka një degradim të punës, janë disa pika që presin të shqyrtohen e ne kemi zvarritje në punën e institucionit”, përcjell klankosova.tv. Deliu-Kodra, përmendi edhe sanksionet që i janë Kosovën duke thënë se aleatët ndërkombëtar duhet të ruhen. ”Ne kemi shënuar javën e kaluar përvjetorin e pavarësisë nuk ka pasur asnjëherë përvjetor më të zbehtë, edhe sanksionet qe i ka Kosova tash e sa kohë do ishte më e udhës të hiqen”. ”Po e them partneriteti duhet të forcohet, aleatët të ruhen edhe në BE, edhe për njohje të reja”. Tutje ajo bëri të ditur se PDK-ja javën e ardhshme do ta shqyrtojë në kuvend, migrimin e qytetarëve të Kosovës. ”Do të shohim nëse qeveria do jetë prezente”, tha ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Bedri Hamza është gati për ta bërë Kosovën "Më Mirë" 10 minuta më parë
Kosova Limaj për Kurtin: Ka gjetur vendin më të gabuar t'i shpalos idetë e tij leniniste, e ku në Pejë 3 orë më parë
Kosova Kryeziu: Nga partia në pushtet kemi parë një sulm ndaj analistëve dhe mediave të caktuara gjatë kësaj fushate 3 orë më parë