Lajmet e fundit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, ka folur ekskluzivisht në emisionin “Weekend” në Klan Kosova pas vendimit të Qeverisë, për nismën e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara duke e vlerësuar këtë hap si një kthesë të rëndësishme.
Deliu ka vlerësuar se ai është rezultat edhe i mobilizimit të qytetarëve.
“Natyrisht që e vlerësoj, mendoj që është rezultat (edhe) i masivitetit të qytetarëve… Ligji nuk është Ligj i Partisë Demokratike të Kosovës, ligji është ligj për ta kthyer UÇK-në aty ku e ka vendin dhe si i tillë do të duhej të ishte përbashkues… Ne sot do të takohemi në orët e pasdites me kryetarin Hamza dhe deputetët për të diskutuar për detajet e tjera, por une e shoh si një kthese për raportet tona, e qëlluar absolutisht…”, ka deklaruar ajo, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa sa i përket procedimit të këtij ligji në Kuvend, deputetja e PDK-së ka thënë se pret që krahas miratimit të tij, Qeveria të japë edhe zotime konkrete për mbështetjen e betejës ligjore në Apel.
“…Krahas ligjit unë pres zotimet e Qeverisë për ta mbështetur me gjithë potencialin që e ka betejën tonë në Apel, nuk e shoh të paarrirë… Për 6 vjet të mbajtjes së krereve të UÇK-së në paraburgim, e them me keqardhje se shteti nuk është treguar gjithmonë i vullnetshëm pavarësisht faktit që ia ka lejuar ligji atyre të mbrohen nga shteti i tyre”, ka thënë Deliu.