Delfin Pllana, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari NULL NULL 06.03.2021 17:05 06.03.2021 17:05 Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka emëruar diplomatin e karrierës Delfin Pllana si të Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bullgari. Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pllana së fundi ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe dhe për një periudhë të caktuar ka ushtruar funksionin e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm në MPJD. Deri në fillim të muajit dhjetor të vitit 2020 ambasador i Kosovës në Bullgari ka qenë Edon Cana i cili kishte kërkuar që të lirohet nga kjo pozitë. Paraprakisht, edhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kishte kërkuar kthimin e disa prej ambasadorëve të Kosovës, përfshirë edhe Edon Canën. Haradinaj-Stublla e ka emëruar edhe Valdet Sadikun si të Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C. Në MPJ kanë thënë se Haradinaj-Stublla këto emërime i ka bërë bazuar në nevojat imediate që janë paraqitur në misione të caktuara të Republikës së Kosovës nëpër botë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 11 minuta më parë