Delegacioni nga Turqia viziton Gjakovën NULL NULL 18.05.2015 19:38 18.05.2015 19:38 Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, priti sot për vizitë një delegacion me përfaqësues të biznesit nga Turqia ishin për të parë nga afër mundësitë e investimit në Komunën e Gjakovës. Në këtë takim ishin pjesëmarrës përfaqësues nga fusha e tekstilit, lëkurës, ndërtimtarisë, dhe arsimit. Përfaqësuesit u njoftuan me mundësitë që ka Komuna e Gjakovës për zhvillimin ekonomik duke konsideruar një numër të madh lehtësirash në fushën e biznesit që e bëjnë këtë komunë si një vend të përshtatshëm për investime të huaja direkte. Pjesëmarrësit u interesuan për sfera të ndryshme në fushën e biznesit duke përfshirë këtu edhe lehtësirat që ofron komuna e Gjakovës për bizneset dhe investitorët e huaj. Ndërsa, Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, prezantoi komunën e Gjakovës si njërën ndër komunat me një potencial mjaft të madh si në fushën e kapitalit njerëzor ashtu edhe në burime tjera të pozitës gjeografike dhe industrive të shumta që mund të zhvillohen në këtë komunë. Po ashtu, pjesëmarrësve iu dhuruan edhe broshura Invest in Gjakova, ku janë të detajuara të gjitha specifikat për investime në Komunën e Gjakovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.