Delegacioni nga Drake University i Iowas viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe NULL NULL 25.04.2023 22:32 25.04.2023 22:32 Fabrika e Prince Caffe në Pejë sot pati mysafirë të veçantë. Ajo u vizitua nga një delegacion i Universitetit Drake nga shteti amerikan i Iowas, shoqëruar nga Ode Ekonomike Amerikane. Drejtuesit dhe profesorët e këtij universiteti janë njohur nga afër me historikun e fabrikës, por edhe kompanisë Devolli Corporation në përgjithësi, ashtu si edhe për produktet e fabrikës të cilat zënë vend të rëndësishëm jo vetëm në tregun vendor, por edhe kanë pjesëmarrje të theksuar në totalin e eksporteve të vendit. Përfaqësuesit e Universitetit Drake u mahnitën me teknologjinë dhe të arriturat e kompanisë, por edhe janë interesuar për të mësuar më shumë për nevojat e kompanisë në aspektin e fuqisë njerëzore dhe mënyrave se si ky universitet amerikan mund të ndihmojë Prince Caffe dhe Devolli Corporation në përgjithësi. Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Ekonomi Termokos vazhdon kyçjet, për sezonin e ri synon furnizimin e 30 mijë konsumatorëve 22/04/2023