Delegacioni kosovar i cilëson diskutimet për hekurudhat në Berlin – si të mira NULL NULL 27.01.2020 12:25 27.01.2020 12:25 Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës janë takuar sot në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd. Në takimin e ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë zhvilluar “diskutime konstruktive”, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova. “Kemi pasur bisedime të mira. Kemi bërë përparim dhe jemi dakorduar që në ditët në vijim të mbyllim me sukses bisedimet”, është shprehur Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës. Ambasadori Grenell gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi javën e kaluar paralajmëroi arritjen e marrëveshjes edhe për hekurudha dhe për autostrada. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë