Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Delegacioni i Utrechtit në inspektim te FC Prishtina

NULL NULL
29.06.2025 14:07

Zyrtarët e klubit futbollistik Prishtina, këtë javë e kanë mirëpritur një delegacion nga klubi FC Utrecht.

Kjo vizitë e holandezëve është pjesë e përgatitjeve operative dhe të sigurisë për një ndeshje të mundshme evropiane mes dy klubeve, që do të zhvillohej në kuadër të kualifikimeve për UEFA Europa League.

Sipas njoftimit të skuadrës nga kryeqyteti, në krye të delegacionit ishte Stef Van der Weide, menaxher i operacioneve dhe sigurisë në FC Utrecht, së bashku me Laura Jeras dhe anëtarë të tjerë të stafit.

“Vizita u fokusua në aspektet logjistike dhe të sigurisë që lidhen me zhvillimin e një ndeshjeje evropiane në stadiumin e Prishtinës, përfshirë konfigurimin e stadiumit, fluksin e tifozëve, logjistikën e skuadrave dhe bashkëpunimin me autoritetet lokale”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Kjo përballje potenciale mes Prishtinës dhe Utrecht do të ndodhë vetëm nëse skuadra bardhë e kaltër arrin të eliminojë Sheriff Tiraspolin në fazën e parë kualifikuese të Europa League.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.