Delegacioni i afaristëve amerikanë, i impresionuar me punën në "Comodita Home" (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Delegacioni i afaristëve amerikanë, i impresionuar me punën në “Comodita Home” (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Një delegacion i afaristëve, i prirë nga amerikani Christopher Hyland, njëri prej drejtuesve të fushatës së parë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, po e viziton fabrikën “Comodita Home” në Gjakovë.

Hyland, bashkë me delegacionin e biznesmenëve nga Franca, Zvicra, Gjermania, Australia dhe vende të tjera të botës, u pritën nga drejtuesit e kësaj fabrike dhe e panë nga afër procesin e punës në “Comodita Home”, ku edhe i përshëndetën ngrohtësisht të gjithë punëtorët.

Hyland tha se është i impresionuar nga ajo që ka parë në “Comodita Home”, derisa shtoi se objekti i kësaj fabrike është një nga objektet më të jashtëzakonshme që ka parë.

“Përsosmëria e dizajnit që qëndron pas aspektit intelektual që e krijon atë, marrëdhëniet midis kushteve që i kanë punëtorët këtu, produktit, menaxhmentit dhe hapësirës janë të lidhura së bashku për të krijuar një sinergji, e cila është e mrekullueshme dhe shumë frymëzuese”, tha ai për Klan Kosovën.

Amerikani, që po i prin këtij delegacioni të rëndësishëm që ka shkuar për vizitë në “Comodita Home”, tha se kjo kompani, drejtuesit dhe punëtorët e saj përfaqësojnë një pikë të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ish-zëvendësdrejtori politik kombëtar i fushatës së parë të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Christopher Hyland, u dekorua dje me “Urdhrin Dr. Ibrahim Rugova” nga presidentja Vjosa Osmani, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.