19:26, 31 Mars 2020

Një mjek që i dha dorën presidentit rus Vladimir Putin dhe që bashkë bënë një vizitë në një spital në Moskë që trajtonte pacientët me koronavirus, ka rezultuar pozitivisht.

“Po, kam dalë pozitiv për koronavirusin, por ndihem shumë mirë. Jam izoluar në zyrën time. Unë mendoj se imuniteti që kam zhvilluar këtë muaj po bën punën e tij”, shkroi 44 vjeçari Dr. Denis Protsenko, të martën në Facebook, njofton Klan Kosova.
Putini, i cili vizitoi spitalin Kommunarka në mars dhe foli me Protsenko, po testohet rregullisht për COVID-19, sipas Kremlinit.

“Gjithçka është në rregull”, tha Kremlini.

Presidenti rus nuk kishte pajisjet e tij mbrojtëse gjatë takimit me Protsenko, me të cilin ai shtrëngoi duart, sipas Reuters.

Protsenko, i cili ka qenë fytyra e betejës së Moskës me koronavirusin për shumë rusë, paralajmëroi Putinin se Rusia duhet të jetë e përgatitur për një përhapje të mundshme të sëmundjes sikurse në Itali.

Konkurs Pune

Lexo më shumë