Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Del para gjykatës ish-lojtari i Arsenalit, dyshohet se importoi 60 kilogramë kanabis

NULL NULL
19.09.2024 18:59
Futbollisti profesionist, Jay Emmanuel-Thomas
Futbollisti profesionist, Jay Emmanuel-Thomas

Futbollisti profesionist, Jay Emmanuel-Thomas është paraqitur në gjykatë pasi u akuzua për orkestrimin e tentativës për import të drogës.

Sulmuesi 33-vjeçar, ish-futbollist i Arsenalit, e i cili aktualisht luan për Greenock Morton, u arrestua në shtëpinë e tij në Gourock, afër Glasgow, të mërkurën dhe u dërgua në Carlisle për t’u marrë në pyetje.

Babai i dy fëmijëve nuk e pranoi akuzën në gjykatën e Carlisle Magistrates, por avokati i tij tha se ai “me forcë” mohoi përfshirjen në çdo plan për të importuar drogë në Mbretërinë e Bashkuar dhe se donte të pastronte emrin e tij në gjyq, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vjen pasi oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) zbuluan 60 kilogramë kanabis me një vlerë të vlerësuar prej 600 mijë paund në valixhe që mbërrinin në aeroportin Stansted nga Bangkok.

NCA Vacuum sealed white plastic bags laid out on a table

lajme të ngjashme