Lajmet e fundit

Një aksident ka ndodhur në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë është lënduar drejtuesi i tij.
I lënduari është Dhimitër Malaj, 28-vjeçar, banues në Ksamil.
Ai është dërguar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Sarandës.
Sipas policisë, 28-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë.
Bëhet e ditur se pas marrjes së ndihmës së parë, është shtruar në repartin e kirurgjisë për trajtim të specializuar./A2Cnn