Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Del në ankand makina e Paul Walker

NULL NULL
01.05.2015 12:16

Filmi “Fast and Furious” është njohur më shumë për numrin e madh të makinave të shtrenjta dhe të bukura tek 7 seritë e tij. Tani fansat e të ndjerit Paul Walker do të kenë mundësi të blejnë një nga makinat e tij.

Shtëpia e ankandeve Mecum ofron një nga makinat e Walker (Brian Conner) që e ka përdorur në serinë e parë të filmit, një Toyota Supra 1993 ngjyrë portokalli. Toyota Supra është krijuar nga Eddie Paul në Kaliforni. Vlera e makinës mendohet të jetë nga 150.000 dollarë deri në 200.000 dollarë.

Makina është përdorur edhe në serinë e fundit, Fast and Furious 7. Në videon e mëposhtme mund të shihni një skenë ku shfaqet Paul Walker duke drejtuar makinën Toyota Supra dhe Vin Diesel duke drejtuar makinën e të atit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.