Del audio-incizimi ku Trumpi e kërcënonte Putinin me bombardimin e Moskës NULL NULL 09.07.2025 17:15 09.07.2025 17:15 Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede me një grup donatorësh vitin e kaluar tha se e kishte ‘kërcënuar’ presidentin rus, Vladimir Putin, se do ta bombardonte Moskën në shenjë hakmarrjeje nëse hyn në Ukrainë. Kështu thotë një audio-incizim i siguruar nga CNN, ku Trump u shpreh se për këtë ‘kërcënim’, Putini i tha se nuk i besonte. “Gjatë një bisede me Putinin i thashë se ‘nëse hyn në Ukrainë, do ta bombardoj Moskën. Po të them, nuk kam zgjidhje tjetër”, i tha Trumpi, Putinit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në bazë të audio-incizimit, Trumpi u shpreh se “dhe pastaj, Putini tha se ‘nuk të besoj’, por më besoi 10 për qind”. Trump më pas pretendoi se kishte dhënë një paralajmërim të ngjashëm edhe për presidentin kinez Xi Jinping në rast të një sulmi ndaj Tajvanit, duke i thënë se ShBA do ta bombardonte Pekinin si përgjigje. “Ai mendoi se isha i çmendur,” tha Trump për Xi-në, përpara se të shtonte se “kurrë nuk patëm problem”. Trumpi i përmendi bisedat e tij me Putinin dhe Xi-në ndërsa argumentonte se ai do të kishte parandaluar konfliktet në Ukrainë dhe Gaza nëse do të ishte president në vend të Joe Biden – një pretendim që ai vazhdon ta përsërisë edhe tani që po përpiqet të japë zgjidhje për të dyja luftërat. Të martën, Trump shprehu sërish zhgënjimin ndaj rezistencës së Putinit për një marrëveshje paqeje, duke u ankuar se udhëheqësi rus po “hedh shumë marrëzira” ndaj SHBA-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda: Nëse VV-ja do të kishte program për qeveri, do ta largonte propozimin për Haxhiun 09/07/2025
Kosova Gruda thotë se Sveçla duhej të kishte më shumë ndjeshmëri lidhur me rastin e Agon Zejnullahut (VIDEO) 09/07/2025