Dekriminalizimi: Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dekriminalizimi: Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese

NULL NULL
15/12/2015

Komisioni i posaçëm parlamentar i ka dhënë dritën jeshile ndryshimit të Kushtetutës për të mundësuar pastrimin e politikës dhe administratës nga personat me rekorde kriminale.

Ashtu siç pritej, amendamentet ku do të ndryshohet ligji themeltar i shtetit kanë kaluar me konsensus të plotë mes palëve.

Ndryshimet kushtetuese i hapin rrugë miratimit të projektligjit për dekrimalizimin dhe pas hyrjes në fuqi, kujtdo që ka probleme me ligjin, të verifikuara nga struktura e posaçme, do t’i ndërpritet mandati apo detyra.

“Personat që janë dënuar sipas këtij ndryshimi kushtetues dhe ligjit që do të hyjë në fuqi do të jenë të kufizuar për ushtrimin e së drejtës për t’u zgjedhur. Po ashtu, parashikohet që edhe për personat që nuk janë dënuar ende me vendim përfundimtar, por po kryejnë dënime të një karakteri specifik, ligji mund të parashikojë sipas autorizimit kushtetues kufizimin e kësaj të drejte”, deklaroi kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi.

Në disa raste ndryshimet parashikojnë vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtesuese. “Jo vetëm presidentit dhe deputetëve, por dhe funksionarëve të tjerë kushtetues që pretendojnë për një proces të parregullt, do t’u jepet mundësia që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”, saktësoi Bylykbashi.

Ndryshimet e bëra nga komisisioni nuk do të kalojnë në komisionin e ligjeve apo Këshillin e Mandateve, por do të shkojnë për miratim në seancën e së enjtes.

“Ishte e domosdoshëm zhvillimi i një mbledhjeje përfundimtare të këtij komisioni, që në rastin në fjalë zëvendëson punën e komisionit të ligjeve në një mbledhje të përbashkët me këshillin e legjislacionit, për t’ia kaluar më pas për votim seancës këto ndryshime kushtetuese, të cilat sikurse e kemi thënë bëjnë të mundur futjen në fuqi të ligjit”, deklaroi deputeti i PS, Taulant Balla.

Synimi është që këto ndryshime kushtetuese dhe kjo paketë ligjore të nisë zbatimin janarin e vitit që vjen. / Top Channel/