15:02, 16 Maj 2019

Angela Merkel ka thënë këtë të enjte se ajo nuk është e gatshme që të marrë ndonjë post politik pasi ta përfundojë mandatin e katërt si Kancelare e Gjermanisë.

Merkel iu ka dhënë fund spekulimeve se ajo mund të marrë ndonjë detyrë në Bashkimin Evropian në Bruksel, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Nuk jam e gatshme për që të marrë ndonjë zyrë politike, pa marrë parasysh se ku është – përfshirë Evropën” ka thënë Merkel pas konferencës së përbashkët me Kryeministrin e Holandës, Mark Rutte.

Konkurs Pune

Lexo më shumë