Deklarohen sërish nga kompania që iu aksidentua autobusi në Austri: Pasagjerët janë dërguar në Gjermani NULL NULL 19.05.2022 11:39 19.05.2022 11:39 Përveç tre pasagjerëve, të gjithë të tjerët janë pa lëndime. Kështu janë deklaruar sërish nga kompania “Armend Tours”, autobusi i së cilës u aksidentua në Austri. Në deklarimin për Klankosova.tv thuhet se pasagjerët janë dërguar me një autobus tjetër për në Gjermani. “Deshta të ju njoftojë për aksidentin që ka ndodhur me autobusin tonë. Përveç tre pasagjerëve të gjithë të tjerët janë pa lëndime dhe i kemi dërguar me një autobus tjetër në Gjermani”. Në orët e para të së enjtes autobusi me udhëtarë nga Kosova, që kishte destinacion të fundit Gjermaninë u aksidentua në Salzburg të Austrisë. Nga mediat austriake ishte raportuar se janë lënduar 20 persona. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë