Deklarimi i pasurisë, Oda e Mjekëve kundër selektimit (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 25.02.2024 21:04 nga Flamur Gajtani 25.02.2024 21:04 Formularin për deklarim te pasurisë, tash e 14 ditë janë të obliguar sefte ta mbushin edhe dy kategori sivjet. Mbi 1500 mjekë e rreth 900 profesorë universitarë, krahas mijëra zyrtarëve të tjerë, kanë për detyrë që deri më 12 mars të deklarojnë pasurinë në mënyrë elektronike, tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, përcjell klankosova.tv. Mantelbardhët e mirëpresin evidentimin por jo edhe ndarjen mes llojit që iu bë këtyre. Pakënaqësi doktorët kanë edhe për mospërfshirjen me ta të stomatologëve e farmacistëve. Edhe Ismet Salihu si ish-profesor universitar po kritikon këtë ide, duke shtuar se nuk është praktikë në asnjë vend evropian. E një koleg i tij, Mazllum Baraliu njëherësh edhe hartues i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, po e vlerëson pozitive deklarimin për të ditur burimin e të ardhurave për këta sektorë. Për paqartësi eventuale zyrtarët mund t’i drejtohen Agjencisë, teksa për ata që nuk i përgjigjen thirrjes për raportim pasojnë dënimet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dërguti: KQZ-ja s'e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve 14 orë më parë