Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata tronditëse, regjistrohet padi e re kundër Diddyt nga një ish-model

NULL NULL
02.07.2025 10:55

Një tjetër padi është ngritur kundër Sean “Diddy” Combs.

Vetëm disa orë pasi u zbulua se është arritur një vendim i pjesshëm në gjyqin federal të 55-vjeçarit, një padi e re është ngritur të martën në mbrëmje në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.

Ish-modeli dhe aktori, Edmond Laurent, ka ngritur padi prej 10 milionë dollarësh kundër artistit dhe disa të tjerëve për “sulm, dhunë, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional, neglizhencë dhe dhunë seksuale, si dhe konspiracion civil, ndihmë dhe inkurajim”, sipas Variety, transmeton Klankosova.tv.

Në padi, Edmond paraqet një sërë incidentesh të supozuara që ndodhën në fund të viteve 2000 në hotele luksoze në zonën e Los Angeles.

Paditësi deklaron se ai u “drogua dhe u përdhunua nga Combs dhe një grua misterioze, e cila qëllimisht shpoi një prezervativ me thonjtë e saj dhe e ekspozoi paditësen ndaj një infeksioni seksualisht të transmetueshëm, dhe se ai “vuajti nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë kancerin e stomakut si rezultat i abuzimit të supozuar”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas padisë, Edmond, i cili punoi edhe si një balerin ekzotik me emrin “Islander”, ishte shumë i kërkuar për të performua në videoklipe muzikore me Tupac, Dr.Dre, Britney Spears, Lil Kim, Tamia dhe artistë të tjerë të shquar.

Rreth kohës së incidenteve të dyshuara, ai nënshkroi një kontratë me një agjenci modelimi dhe talentesh që e punësoi në punë të tilla si një figurë në filma dhe videoklipe muzikore, si dhe në festa beqarie si argëtim mashkullor.

Incidenti i parë me Diddyn filloi pasi Edmond u rezervua për një festë beqarie në një hotel në Los Angeles, ku ai mbërriti për të gjetur një burrë dhe një grua me maska ​​që donin një vallëzim privat.

“Duke mos parë asgjë të keqe me kërkesën, paditësi vazhdoi të performonte. Pas performancës, ai u pagua dhe u largua”, thuhet në padi, duke zbuluar se burri ishte Diddy.

Gruaja dyshohet se telefonoi disa ditë më vonë për një tjetër performancë private, dhe pasi kërceu, atij iu propozua për marrëdhënie seksuale me të. Ai thotë se Diddy tha “sa kënaqësi merrte duke parë një burrë tjetër që bënte seks me të dashurën e tij”.

Edmond përfaqësohet nga Rodney Diggs dhe Tyrone Blackburn, të cilët përfaqësojnë gjithashtu një klient tjetër me një padi kundër Diddyt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.