Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deklarata për zgjedhjet, opozita e quan kryeministrin Kurti ”humorist” (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 18.09.2023 20:50

Synimi për ta rrëzuar nga froni kryeministror, beson se do t’i kthehej opozitës, boomerang i fuqishëm.

Aq sherr që thotë se do t’i sillnin partive jo në pushtet zgjedhjet, sa që kryeministri, Albin Kurti, deklaron se kjo s’do t’i pëlqente as mazhorancës aktuale.

Por, në partinë më të madhe opozitare, efekti i votimeve thonë se do të ishte në dëm të Kurtit.

Nuk dihet se a i bëri të qesh deklarata e kryeministrit, por me të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i dha atij epitetin e humoristit, njofton Klan Kosova.

Opozita këmbëngul në dorëheqjen e Kurtit, me të cilën thonë se vendit do t’i hiqeshin masat e vendosura.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.