Deklarata e ambasadorit gjerman për gjenocidin në Kosovë e “çon” në këmbë Serbinë NULL NULL 08.04.2021 13:40 08.04.2021 13:40 Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se deklarata e Thomas Schieb nuk i shkonte për shtati ambasadorit gjerman dhe siç pretendon ai “bombardimi i Serbisë ishte një krim në 1941 dhe 1999”. Vulin tha se më 6 prill, ditën kur siç tha ai “Gjermania vrau mijëra beogradas në Luftën e Dytë Botërore, Schieb do të duhej të vizitonte varrezat dhe të vendoste kurora, për të mos justifikuar bombardimin e prillit 1999 në Serbi”, raporton portali serb “Kosovo Online”, transmeton Klan Kosova. “Një arrogancë e tillë i përshtatet komandantit gjerman të okupimit të Serbisë, por jo ambasadorit gjerman në Serbi,” tha Vulin, sipas Lëvizjes Socialiste në Serbi. Deklarata e diplomatit gjerman në Beograd , Thomas Schieb se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por se ishte i nevojshëm një reagim i tillë për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë ngjalli reagime të shumta në Serbi. Një reagim e bëri edhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviq,njëherësh ministër i Inovacionit në Serbi i cili tha se Schieb duhet të kërkojë falje për këtë deklaratë, transmeton Klan Kosova. Ambasadori gjerman në Serbi: Bombardimi i Jugosllavisë ishte i nevojshëm për të parandaluar gjenocidin në Kosovë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 57 minuta më parë