Dëgjojini të gjitha këngët e gjysmëfinales së parë të Eurovisionit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dëgjojini të gjitha këngët e gjysmëfinales së parë të Eurovisionit

NULL NULL
19/05/2015

Sonte do të mbahet gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit, ku do të performohen 16 këngë pjesëmarrëse.

Elhaida Dani nuk është e vetmja që vjen nga një talent show. Këtë vit, si asnjëherë më parë, shtetet do të përfaqësohen nga këngëtarë, zëri i të cilëve doli në pah nga talent show-et e ndryshme.

Klan Kosova sjell profilet dhe këngët e 16 konkurrentëve të gjysmëfinales së parë të Eurovisionit.

klankosova.tv

1. Përfaqësuese e Shqipërisë është Elhaida Dani, me këngën “I’m alive

Përfaqesuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, ka fituar Star Academy Albania dhe Top Fest.

Arritja e saj më e madhe cilësohet triumfi në The Voice of Italy 2012.

 

2. Moldavia do të përfaqësohet nga Eduard Romanytua, me këngën “I want your love”.

Eduard ishte pjesë e përzgjedhjes kombëtare të Ukrainës katër herë, por asnjëherë nuk pati mundësi ta përfaqësojë vendin e tij. Kështu që këtë vit u përzgjodh ta përfaqësojë Moldavinë.

 

3. Armeninë do ta përfaqësojë grupi Genealogy me këngën “Face the Shadow”.

Genealogy janë bashkuar vetëm e vetëm për Eurovision. Ata të gjithë vijnë nga kontinente të ndryshme, por kanë prejardhje nga Armenia.  Për Inga, një nga anëtaret e grupit, kjo  nuk është hera e parë që e prezanton Armeninë në Eurovizion, sepse ajo si solo këngëtare i ka përfaqësuar armenët në vitin 2009.

https://www.youtube.com/watch?v=VuW3-PpvxTE

 

4. Belgjika do të përfaqësohet nga Loic Nottet me këngën “Rhythm Inside”.

Loic është vetëm 19 vjeçar. Ai u radhit i dyti në garën e “The Voice of Belgium”, në vitin 2013, transmeton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=xV2b3L1K6_c

 

5. Holandën do ta prezantojë Trijntje Oosterhuis, me këngën “Walk Along”.

Përpara se të fillonte karrierën si solo këngëtare, Trijntje bashkë me vëllaun e saj ka qenë pjesë e një grupi të quajtur “Total Touch”. Ajo është pjesë e jurisë në “The Voice of Netherland”.

 

6. Finlanda do të prezantohet nga Pertti Kurikan Nimipäivät, me këngën “Aina Mun Pitää”.

Ky është grup i punk rockut dhe përbëhet nga katër anëtarë që kanë probleme me mësimnxënie. Ata ishin pjesë e dokumentarit Kovasikajuttu (Sindroma e Punkut). Kënga e tyre zgjat vetëm 1 minutë e 42 sekonda, duke u bërë kënga më e shkurtë e përfaqësuar ndonjëherë në Eurovision. Ky grup dëshiron që t’i ndërgjegjësojë të tjerët për vështirësitë që kanë njerëzit me probleme të mësimnxënies.

 

7. Greqia përfaqësohet nga Maria-Elena Kyriakou, me këngën “One last breath”.

Maria Elena është këngëtare greko-qipriote që ka fituar “The Voice of Greece” në vitin 2014. Vëllau i saj është Kyriasos Pavlou, futbollist që luan për ekipin AEK, në Qipro. Çfarë familje!

 

8. Estonia përfaqësohet nga Elina Born dhe Stig Rästa, me këngën “Goodbye to Yesterday”.

Stig është tekstshkrues i famshëm nga Estonia, i cili e ka zbuluar Elinën pasiqë ajo i kishte postuar këngët në YouTube. Më pas, Elina u zgjodh si e dyta në “Pop Idol 2012” në Estoni.

 

9. Maqedonia përfaqësohet nga Daniel Kajmakoski, me këngën “Autumn Leaves”.

Daniel e ka fituar versionin e Ballkanit të “The X Factor” që përfshinte talentë nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.

 

10. Serbinë e përfaqëson Bojana Stamenov, me këngën “Beauty Never Lies”.

Në vitin 2012, Bojana u radhit e katërta në “Serbia’s Got Talent”, dhe është përfaqësuesja e parë e Serbisë që në Eurovision këndon në gjuhën angleze.

 

11. Hungaria përfaqësohet nga Boggie, me këngën “Wars For Nothing”.

Boggie është bërë e njohur ndërkombëtarisht me këngën “Nouveau Parfum”.

 

12. Bjellorusia përfaqësohet nga Uzari & Maimuna, me këngën “Time”.

Uzari ishte zgjedhur edhe dy herë të tjera si pjesë e ekipit të Bjellorusisë dhe ishte valltar në këtë garë me përfaqësuesin bjellorus në vitin 2011. Kurse Maimuna është violiniste profesioniste.

 

13. Polina Gagarina përfaqëson Rusinë me këngën “A Million Voices”.

Në vitin 2003, Polina e ka fituar “Star Factory” në Rusi. Ajo është ndër favoritet për ta fituar këtë garë, transmeton Klan Kosova.

 

14. Danimarka përfaqësohet nga grupi Anti Social Media, me “The Way You Are”.

Ky është një grup pop-rocku që janë bashkuar për Eurovision. Atyre nuk i pëlqejnë rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook, për këtë arsyje edhe kanë vendosur që të quhen “Anti Social Media”.

 

15. Rumania përfaqësohet nga Voltaj, me këngën “De La Capăt”.

Voltaj janë bashkë tash e 20 vjet dhe janë shumë të njohur në Rumani. Ata e kanë fituar “Best Romanian Act at the MTV European Music Awards” në 2005.

 

16. Gjeorgjia përfaqësohet nga Nina Sublatti, me këngën “Warrior”.

Në vitin 2013, Nina e ka fituar versionin gjeorgjian të Idol.