DeGeneres futet në mes të nënës dhe bijës NULL NULL 28.05.2015 15:25 28.05.2015 15:25 Që është një grua e bukur Demi Moore nuk ka asnjë dyshim. Madje 52 vjeçarja përkundër moshës, cilësohet si një ndër femrat më të bukura të Hollywoodit. E vajza e saj është Rumer Willis, aktorja dhe këngëtarja amerikane, nuk i ka lënë asgjë nënës. Ajo e ka postuar një foto bashkë me nënën e saj në Instagram, edhe pse kanë pothuajse tri dekada diferencë duken pothuajse identike, transmeton Klan Kosova. Për këtë foto të postuar që është përfolur shumë këto ditë, ka bërë shaka komediania e njohur amerikane Ellen DeGeneres. Komediania e ka bërë montazh veten në mes të nënës dhe bijës, duke ironizuar se sa shumë ngjasojnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.