Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Deficit i lartë tregtar, Shqipëria importon dyfish më shumë sesa eksporton

NULL NULL
18.08.2022 16:38

Çmimet e larta kanë thelluar deficitin tregtar të Shqipërisë.

Ajo në korrik ka importuar dy herë më shumë sesa ka eksportuar mallra.

Në total vlera e importeve arrin 700 milionë euro, ndërsa shitjet e mallrave jashtë rezultojnë 334 milionë euro.

Deficiti tregtar është 366 milionë euro, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

Sasia e mallrave që ka hyrë në Shqipëri ka mbetur në të njëjtat nivele me një vit më parë, por rritja e çmimeve ka bërë që importet për korrikun të jenë 14 për qind më shumë se vitin e shkuar.

Peshën kryesore e ka pasur blerja e karburanteve, energjisë elektrike dhe ushqimeve.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka shitur jashtë materiale ndërtimi, minerale, naftë bruto dhe makineri e pajisje, por ajo që ka dominuar eksportet vendase në këtë periudhë është industria tekstile, e cila ishte zhytur në rënie gjatë dy viteve të pandemisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.